Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit bën hapjen e Javës Rinore 2024

2024/09/17 - 3:38

U.d. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Fitore Hashani, ka hapur zyrtarisht Javën Rinore 2024, një ngjarje e cila do të zgjasë për disa ditë dhe do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh rekreative, edukative dhe sportive, duke përfshirë të gjitha grupmoshat rinore. Kjo javë synon të promovojë rëndësinë e aktivizmit rinor, mirëqenien fizike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Sot, në kuadër të kësaj jave, në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Obiliq dhe Stacionin Policor në Obiliq, u organizua aktiviteti “Një pedale më shumë, më afër shëndetit.” Ky aktivitet i dedikuar për të rinjtë, kishte për qëllim të promovonte një stil jetese të shëndetshëm përmes përdorimit të biçikletave, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e lëvizjes fizike dhe shëndetit të mirë.
Javës Rinore do t’i bashkëngjiten edhe aktivitete të tjera ditëve në vijim!
Urime Java Rinore!