Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit ka realizuar me sukses procesin e votimit për buxhetimin me pjesëmarrje në Breznicë

2024/06/12 - 9:02

Sot në Breznicë është mbajtur votimi për projektet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Banorët e Breznicës u informuan fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, për mundësitë e realizimit të projekteve që janë votuar më 5 qershor 2024. Pas konsultimeve, u konstatua se projektet e realizueshme, për të cilat banorët kanë votuar, janë:
1. Ndërtimi i kanaletës në lagjen Bequku
2. Ndërtimi i parkut
3. Asfaltimi i rrugës në lagjen Koskoviku
4. Hapja e rrugës, trajtimi me zhavor dhe kanalizimi në rrugën “Hysen Hajdari”
Banorët e Breznicës, në mënyrë demokratike dhe me shumicë votash, kanë zgjedhur projektin: Ndërtimi i kanaletës në lagjen Bequku. Kjo votë dëshmon frymën e bashkëpunimit për të mirën e lokalitetit.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është ofrimi i mundësisë për qytetarët që të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes.