Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Shefin e Kabinetit, z. Burim Gërguri, kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Demokraci Plus, z. Valmir Ismaili, dhe përfaqësuesin e DEMOS-it, z. Drilon Shala.
Me këtë rast, është nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi që ka për qëllim rritjen e angazhimit qytetar, transparencës dhe llogaridhënies në zbatimin e projekteve infrastrukturore, mbikëqyrjes qytetare, dhe promovimit të hapësirës për dialog publik.