Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit shënon 5 Majin Ditën e Dëshmorëve të Kombit

2024/05/05 - 2:27

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, është shënuar 5 Maji Dita e Dëshmorëve të Kombit, me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, së bashku me përfaqesues të Shoqatave të dalura nga lufta, familjar të dëshmorëve e martirëve, asambleistë, ekzekutivin dhe qytetarë, bënë homazhe pranë Pllakës Përkujtimore duke nderuar të rënët për liri e shtetndërtim.
Për të vazhduar me Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” ku nën përkujdesjen drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u dha një program kulturor e artistik në shënimin e kësaj dite.
Në fjalën e tij, Nënkryetari z.Ibush Mjekiqi, theksoj se: “5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për të rënët për liri, duke nderuar të rënët ne nderojmë vetveten.Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Kombit”.
Një fjalë rasti u dha edhe nga kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, z.Esat Curri i cili në fjalën e tij, lartësoi lartë jetën dhe veprën e trimave të lirisë! I paharruar kujtimi dhe sakrifica e tyre!
Me rastin e shënimit të 5 Majit, Dita e Dëshmorëve të Kombit, Komuna e Obiliqit, për të rikujtuar sakrificën sublime për liri dhe pavarësinë e Kosovës, ka ndarë mirëmjohje për Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë të rënë në Luftën e Ushtrisë Çlirtare të Kosovës.
Akademia u përcoll me recitim skenik nga Teatri i Qytetit dhe me interpretimin e këngës “Mora Fjalë” nga këngëtari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Qytetit të Obiliqit.
Lavdi të rënëve për liri!