Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi filloi javën me maturantët e Gjimnazit “17 Shkurti”

2024/05/20 - 6:25

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, filloi javën së bashku me maturantët e Gjimnazit “17 Shkurti”, të cilët tashmë kanë përfunduar procesin mësimor dhe po përgaditen për një etapë të rëndësishme jetësore – atë të rrugëtimit profesional! Bashkë me ta ishte Drejtoresha e shkollës dhe stafi i mësimdhënësve, që pandalshëm ofrojnë përkushtimin e tyre në mësimnxënie!
Kryetari Gashi, me këtë rastë ju uroi pafundësisht suksese gjatë gjithë jetës! Një rini e mrekullueshme si kjo e Gjimnazit, është pasuria më e madhe e qytetit!