Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi ka parë nga afër punimet që po realizohen në projektin “Mbindërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq”

2024/05/02 - 2:33

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka parë nga afër punimet që po realizohen në projektin “Mbindërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq”, punime këto që po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar.
Kryetari Gashi, me këtë rast, ka kërkuar mirëkuptimin e stafit shëndetësor por edhe pacientëve që marrin shërbime shëndetësore përgjatë punimeve!