Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi ka përcjellur nga afër projektin preventiv “Flourizimi i dhëmbëve të përhershëm” për nxënësit e klasëve të Vl-ta (6)

2024/03/26 - 6:39

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin dhe Drejtoreshën e DSHMS-së, kanë përcjellur nga afër projektin preventiv “Flourizimi i dhëmbëve të përhershëm” për nxënësit e klasëve të Vl-ta (6), të shkollave fillore të Komunës së Obiliqit”, që po realizohet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Kryetari Gashi theksoi se: “Përkushtimi ynë po vazhdon në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore e sidomos për fëmijët tanë, ardhmërinë e vendit; dhëmbë të fortë buzëqeshje të ëmbël dhe shëndet të mirë!”