Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoren e DKRS-së, Arba Mirena, kanë pritur në një takim Flutura Mehmetin, e cila është zgjedhur si lojtarja më e dalluar e Kampionatit FIBA U-18 në kategorinë e femrave, Divizioni C, fal performancës së saj të jashtëzakonshme në fushën e basketit.
Flutura ka shkëlqyer në katër ndeshje të zhvilluara, duke pasur një mesatare prej 23 minuta lojë për ndeshje, 12 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim, këto statistika e bëjnë atë një nga lojtarët më të vlefshëm dhe më kontribuese për Kosovën.