Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të punës së National Democratic Institute (NDI) në Kosovë. Ky përvjetor nderon përkushtimin dhe kontributin e NDI-së për zhvillimin e demokracisë, transparencës dhe barazisë gjinore në vend. Ndër folësit kryesorë të ngjarjes ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier.