Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi mori pjesë në Ceremoninë e Diplomimit të gjeneratës 2021/24 të maturantëve të Gjimnazit “17 Shkurti”

2024/05/23 - 4:26

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Gjimnazit “17 Shkurti”, Besa Gashi Dvorani, personelin arsimor, prindër e nxënës, pati kënaqësi të ishte prezent në Ceremoninë e Diplomimit të gjeneratës 2021/24 të maturantëve të Gjimnazit “17 Shkurti”.
Kryetari Gashi në fjalën e tij, ju uroi suksese në rrugëtimin jetësor në përmbushjen e ëndrrave, synimeve dhe ambicieve të tyre dhe me vullnetin e zhvillimin profesional të jenë pjesë e ndërtimit e zhvillimit të qytetit të Obiliqit. Njëkohësisht, përgëzoi për punën e angazhimin gjithë stafin e Gjimnazit “17 Shkurti” duke theksuar se: “Heronjtë e vërtet të së tashmes jeni ju sepse pandalshme punoni për një të ardhme më të ndritur të vendit tonë, puna me gjeneratat e reja është siguri e garantuar”.
Maturantë, ju priftë e mbara gjithmonë!