Kryetari i komunë së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë ditës së sotme, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, kanë pritur në takim djelmoshat nga Klubi i Basketit “KB KEKU”, të cilët në ndeshjen e fundit të zhvilluar kanë arritur fitore duke u inkuadruar në Ligën e Parë të Basketbollit si dhe duke përmbushur gjithë atë angazhim, punë e përkushtim me këtë rezultat të jashtëzakonshëm.
Kryetari Gashi, me këtë rast, i ka uruar për këtë arritje duke ju dëshiruar suksese dhe fitore të reja gjatë rrugëtimit të tyre me shumë pasion për sportin e basketbollit!