Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim Kryeshefin e KEK-ut, z.Bekir Gërguri

2024/04/05 - 5:35

Kryetari i komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, Drejtoreshën e DMM-së, Drejtorin e DPUKP-së, kanë pritur në takim Kryeshefin e KEK-ut, z.Bekir Gërguri së bashku me Kryesuesin e Bordit të KEK-ut, z.Arton Ahmeti me bashkëpuntorë, gjatë këtij takimi kanë shqyrtuar peticionin nga banorët e fshatit Graboc dhe Shipitullë, për hapjen e rrugës së Mirashit, por edhe në këtë takim KEK-u, këmbngulë që rruga në Mirash nuk është e mundur të shfrytëzohet nga qytetarët për shkaqe të sigurisë së Korporatës, prandaj kryetari Gashi, kërkoi nga KEK-u, që përmes shkresës zyrtare të njoftojnë Kuvendin Komunal, qytetarët dhe komunën për rrugët alternative për banorët e fshatrave Graboc dhe Shipitullë si dhe arsyet se pse rruga nga Mirashi nuk mund të hapet për qytetarët e atyre zonave.
Kryetari Gashi, në këtë takim, nga KEK-u kërkoi edhe implementimin e Ligjit për Obiliqin si dhe Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim të ndërsjellë në funksion të përmirësimit të mirëqenies së komunitetit në zonën e Obiliqit, me prioritet të mbështetet dhe realizohet projekti i dorëzuar nga komuna, për pajisjet e punëtorisë në Shkollën Teknike Profesionale “Ismail Dumoshi”, për drejtimet elektro dhe makineri, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të realizojnë punën praktike e që në të ardhmen këta nxënës të jenë të gatshëm për punë pranë Korporatës Energjitike të Kosovës.
Në fund të takimit, kryetari Gashi theksoi se me një vullnet të dyanshëm, mund të bëjmë shumë punë të mëdha në të gjitha fushat e përbashkëta, me interes të qytetarëve dhe korporatës!