Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim pilotët nga “Shqiponjat e Kastriotit”, Fanol e Migjen Shala

2024/05/02 - 4:08

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me Drejtoren e DKRS-së, Arba Mirena, pritën në takim pilotët nga “Shqiponjat e Kastriotit”, Fanol e Migjen Shala, të cilët ishin pjesëmarrës në garën e paragllajdizmit në Alania të Turqisë.
Fanoli, u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror, ai pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës.
Me këtë rast, Fanolin e uruan për rezultatin e arritur duke kurorëzuar gjithë mundin e përkushtimin e tij në sportin e paragllajdizmit si dhe i dhuruan një medalje të artë për këtë arritje!