Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim z.Bernhard Fischer

2024/03/19 - 6:12

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me Drejtorin e DPUKP-së, Arben Berisha, pritën në takim z.Bernhard Fischer lider i grupit në SRP SCHNEIDER & PARTNER INGENIEUR-CONSULT, së bashku me z.Skender Bublaku, z.Faton Ramadani dhe z.Fidaim Jashari menaxher i KRU “Prishtina” njësia Obiliq, të cilët prezantuan projektin “Zhvillimi urban në përshtatshmëri me kushtet klimatike”, i financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe BE-së.
Qëllimi i projektit është të kontribuojë në menaxhimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë e menaxhimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik për qytetin e Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovë dhe Graçanicës.
Ky projekt përfshin këto komponente:
1. Ndërtimi i kolektorëve kryesorë për bartjen e ujërave të ndotura.
2. Rehabilitimi i rrjeteve ekzistuese të kanalizimit në zonën qendrore të Obiliqit,
3. Ndërtimi i sistemit të ri të ujërave të shiut në zonen qendrore.