2024/12/30 - 2:02
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e 30 dhjetorit Ditës së Veteranëve, ka theksuar se në këtë ditë, “me krenari e respekt kujtojmë përpjekjet për liri në të gjitha kohërat, shokët e rënë, betejën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të nderuar bashkëluftetarë,
Sot, në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me krenari e respekt kujtojmë përpjekjet për liri në të gjitha kohërat, shokët e rënë, betejën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ato janë ditët e lavdisë, që meritojnë dhe do ta kenë respektin e përhershëm ndër breza dhe na bëjnë përgjegjës që të vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët në fuqizimin e shtetit tonë!
Bashkëluftetarë e miq, urime kjo ditë e veçantë-Dita e Veteranit!”