Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi vizitë në Bashkinë e Kavajës, me ftesën e Kryetarit të Bashkisë z.Fisnik Qosja

2024/03/23 - 6:23

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me kolegë kryetar dhe nënkryetar komunash ishin për vizitë në Bashkinë e Kavajës, me ftesën e Kryetarit të Bashkisë z.Fisnik Qosja, një pritje vëllezërore dhe jashtëzakonisht mirë të organizuar, gjatë këtij takimi biseduan për çështje të bashkëpunimit ndërkomunal dhe shkëmbim të përvojave institucionale.
Kryetari Gashi, në emër të Asosiacionit të Komunave të Kosovës i dhuroi një dhuratë simbolike, më pas vizituan Bustin e Heroit të Kombit Indrit Cara ku vendosën buqetë me lule të freskëta për të nderuar jetën dhe veprën e tij!
Vizita vazhdoj tek Parku i Paqes, ku mbollën nga një dru në shenjë të promovimit të jetesës së gjelbërt dhe mjedisit të pastër.