Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëluftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”

2024/04/09 - 6:48

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëluftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Kryetarin e LDK-së, z.Lumir Abdixhiku, në Koshare nderuan e lartësuan jetën dhe veprën e trimave të lirisë, dhe me krenari kujtuan betejën që u zhvillua pikërisht sot e 25 vite më parë, aty ku u lidh besa se vetëm të bashkuar do jetësojmë lirinë.
Kryetari Gashi theksoi se: “Kosharja, është sinonim më i mirë i 113 dëshmorëve, i bashkëluftëtarëve e shokëve të mi të idealit; Agim Ramadani-Katana, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut, Abaz Thaqit, Ali Hasit e gjithë ata djemë e vajza që ranë në këtë betejë e ata që janë të gjallë, me heroizmin e tyre të pashoq, u shkaktua ferri i forcave të shumta paramilitare serbe, duke dhënë mesazhin e qartë se UÇK-ja në krye me strategun ushtarak KATANA është e bindur dhe e pamposhtur për çlirimin e Kosovës…”
Lavdi heronjve të lirisë!
Lavdi jetës dhe veprës të Komandantit Agim Ramadani- KATANA!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!