Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Xhafer Gashi uron festën e Fitër Bajramit

2024/04/10 - 8:43

Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e festës së Fitër Bajramit duke shprehur urimet më të përzemërta për agjërim dhe lutje të pranuara për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona!
Urimi i plotë i kryetarit Gashi:
“Bashkëqytetarë të nderuar,
Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Pas muajit të bekuar të Ramazanit, që me përkushtim, sakrificë e devotshmëri së bashku me familjet tona përfunduam obligimin ndaj Zotit të madhërishëm, duke na u mundësuar të shënojmë festën e madhe të Bajramit, festë e bashkimit, unitetit dhe bujarisë.
Në prag të kësaj feste, me lejoni të shpreh urimet më të përzemërta për agjërim dhe lutje të pranuara, për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona, me lutjet ndaj Zotit të madhërishëm që të na derdhë mëshirën e tij mbi të gjithë ne dhe të na udhëheqë në çdo rrugë të jetës!
Gëzuar festën e Bajramit të Fitrit!
Shëndet e mirësi për secilin!
Xhafer Gashi”