Republika e Kosoves

Obiliq

Kuvendi i Komunës së Obiliqit ka aprovuar buxhetin për vitin 2025

2024/09/26 - 10:15

Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi. Mbledhjen e hapi shefi i Grupi parlamentarë Enver Gashi, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

 

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

 

Rendi i Ditës:

1.Arsyetimi për mungesë

2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar

3.Shqyrtimi i Planifikimit të Buxhetit 2025 dhe Parashikimi për vitet 2026-2027

4.Shqyrtimi për Draft-Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2029

5.Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2023

6.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-Vendimit për caktimin e normave tatimore për vitin 2025

7.Shqyrtimi i kërkesave

8.Të ndryshme

 

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Obiliqit. Në pikë e 3-të të rendit të ditës është bërë shqyretimi dhe është miratuar buxheti për vitin 2025, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 14,516,133.00 €.

 

Me 12 vota PËR, 3 KUNDËR dhe 4 ABSTENIM, anëtarët e Kuvendit Komunal në Obiliq, miratuan buxhetin për vitin 2025, i cili ka në fokus, vazhdimësinë e punëve të mira dhe qeverisjen e përgjegjshme, përkrahjen e bujqësisë dhe fermerëve, përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit, përkrahjen e bizneseve të reja dhe ekzistuese, vazhdimin e realizimit të projektit të koogjenerimit, realizimi i projekteve infrastrukturore dhe ngritjen e cilësisë së shërbime publike, ngritja e cilësisë në arsim dhe ofrimi i shërbimeve sa më cilësore shëndetësore.

Urime të gjithë qytetarëve të Komunës së Obiliqit! Na priftë e mbara!

Zyra për informim,Obiliq.