Republika e Kosoves

Obiliq

Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme

2024/08/02 - 5:15

Me kërkes të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, inicuar nga Drejtoria e për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër.
Kuvendi Komunal i Obiliqit,ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikës së propozuar është vijuar me trajtimin e saj.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.”Hapja e shqyrtimit publik të Draft dokumentit të Planifikimit Hapësinor- Harta Zonale e Komunës së Obiliqit 2024-2032″.
Ku pas elaborimit nga ana e Drejtorit të DPUKP-së, Arben Berisha dhe kompania INSI për përmbajtjen e “Draft dokumentit të Planifikimit Hapësinor- Harta Zonale e Komunës së Obiliqit 2024-2032″, anëtarët e Kuvendit votuan me 17 vota për hapjen e shqyrtimit publik të Draft dokumentit të Planifikimit Hapësinor- Harta Zonale e Komunës së Obiliqit 2024-2032”.
Ky dokument do të jetë në shqyrtim publik prej 30 ditësh, ku pas shqyrtimit nga ana e qytetarëve dhe njohësve të kësaj lëmie do të vazhdohet tutje në procedura sipas rregulloreve dhe
ligjeve.
Kryetari Gashi, ka falënderuar për angazhimin gjithë grupin punues komunal dhe anëtarët e KK Obiliq për kontributin e dhënë!