Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e DAP-it, Linda Bekteshi, morën pjesë në programin kulturor me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare të Romëve

2024/04/12 - 1:27

Nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e DAP-it, Linda Bekteshi, morën pjesë në programin kulturor me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij theksoi se: “Dita Ndërkombëtare e Romëve, shënon festimin e kulturës rome dhe zgjerimin e vetëdijes e cila synon ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në gjithë botën, Nënkryetari Mjekiqi, ka shprehur gatishmërinë e tijë dhe të institucionit komunal në mbështetje të kërkesave në të mirë të komunitetit rom.”
Ky program është realizuar nga OJQ RPRESS, me mbështetje të OJQ Roma Versitas Kosova dhe BSFK-së, ndërsa është përkrahur nga OSBE-ja dhe komuna e Obiliqit.