Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit U.d i Drejtorisë së Arsimit, z.Ibush Mjekiqi mori pjesë në konferencën për arsim

2024/04/23 - 8:08

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit U.d i Drejtorisë së Arsimit, z.Ibush Mjekiqi, së bashku me kolegë Drejtor Komunal të Arsimit dhe Drejtorë të Shkollave, morën pjesë në konferencën për arsim të organizuar nga organizata Kosova Education Center (KEC) me temën “Nga sfidat në ndryshim: Ndërtimi i një sistemi arsimor më të barabartë dhe efektiv”.
Gjatë kësaj konference u prezantua raporti PISA si pasqyrë, sfidat e arsimit në Kosovë dhe rrjetëzimi i shkollave dhe bashkëpunimi në mes institucioneve shkollore.