Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari Mjekiqi mori pjesë në punëtorinë “Climate Fresk”

2024/03/22 - 3:06

Nënkryetari i komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi së bashku me drejtor të drejtorive dhe zyrtarë komunal morën pjesë në punëtorinë “Climate Fresk”, e cila u zhvillua nga Shoqata e Ndërgjegjesimit për Klimën (Climate Awarness Association-CAA) dhe u mbështet nga Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS.
Gjatë punëtorisë, u trajtuan ndryshimet klimatike, dhe u shqyrtuan mundësit praktike dhe opsionet për të vepruar përballë ndryshimeve klimatike për një të ardhme sa më të gjelbër dhe të qëndrueshme!
Nënkryetari Mjekiqi, falënderoi z.Gjakush Çapari për realizimin e kësaj punëtorie po ashtu falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS.