Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari Mjekiqi priti në takim përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran

2024/04/18 - 3:12

Në kuadër të takimeve të rregullta, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran, të udhëhequr nga Komandantin e njësisë ushtarake Charls Erard.
Në këtë takim, Nënkryetari Mjekiqi , njoftoj përfaqësuesit e KFOR-it, për realizimin e projekteve në komunën e Obiliqit në të gjitha sferat, për vazhdimësinë e përkushtimit në krijimin e një mirëqenie sa më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Nënkryetari Mjekiqi, në fund të takimit, ka falënderuar KFOR-in, për punën dhe për koordinimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!