Republika e Kosoves

Obiliq

Të nderuar qytetarë të komunës së Obiliqit

2024/04/15 - 5:30

Pas shqetesimëve të ngritura nga DMM, rreth tymit dhe pluhurit nga termocentralet, sot, kemi marr njoftim nga KEK për gjendjen e krijuar.
Z.Skender Bucolli, drejtor për komunikim me publikun, përmes një shkrese ka njoftuar se:
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) bashkë ndjen me të gjithë qytetarët për rreth fushës së operimeve të korporatës në secilin rast kur për arsye teknologjike nuk mund të ndikojmë dhe tymi nga tymtarët e njësive prodhuese është më i theksuar. Megjithatë, ashtu siç ju kemi njoftuar edhe me parë në rastet kur njësitë prodhuese startojnë pas remonteve apo revizioneve te rregullta apo edhe rënieve te pa planifikuara, për një periudhë kohore 3-4 orë (deri sa te arrihet nxehtësia e nevojshme), pra deri sa të arrihet stabiliteti i operimit tymi është më i theksuar, proces teknologjik i pa shmangshëm në të gjitha njësite prodhuese të termocentaleve me djegie te linjitit kudo qofshin ato.
Sa i përket rastit në fjalë, sot në TC Kosova A ka startuar njësia A 3 dhe si zakonisht në raste të tilla është vërejtur ky tym, përndryshe njësia në afat optimal është stabilizuar dhe është në operim normal. Ndërsa sa i përket TC Kosova B, në foto është ftohësi i këtij termocentrali ku shihet avulli i cili nuk ka ndikime ambientale.
Për njoftimin e juaj, KEK ka bërë shumë investime në projektet ambientale si: – ndërtimi i elektrofiltrave në TC-A – Transporti hidraulik i hirit – mbulimi i ish deponisë së hirit tek TC-A etj me një vlerë prej mbi 60 milion euro kryesisht me mjete vetanake dhe nëse shihni raportet nga viti 2014, TC-A në mesataren vjetore emisionet e pluhurit nuk tejkalojnë standardet e BE. Ndërkohe që në TC-B fatkeqësisht ende nuk e kemi një gjendje të tille, mirëpo edhe ju jeni të njoftuar se projekti i ndërtimit të elektrofiltrave në këtë TC është i BE (me fondet IPA) dhe nga informata e fundit nga zyra e BE në Prishtine, ky projekt do të filloje të zbatohet ne njërën njësi në vitin 2025 dhe në njësinë tjetër në vitin 2026 kur edhe parashihet që të dy TC-të të operojnë me standarde të BE sa përket emisioneve.
Duke qenë koeshient se komuna e juaj në secilin rast ballafaqohet me ankesa të qytetarëve, ne edhe njëherë kërkojmë ndjesë nga ju dhe gjithë qytetarët tanë të afektuar që në raste të tilla ku proceset teknologjike nuk na mundësojnë të ndikojmë dhe si pasojë po ballafaqohemi me tym të theksuar. Në të ardhmën ne do ju njoftojme paraprakisht.