Republika e Kosoves

Obiliq

U.d Drejtori i Arsimit, z.Ibush Mjekiqi, ka pritur në takim përfaqësues nga Infrakosi

2024/03/22 - 5:29

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi, në mes të Drejtoris së Arsimit dhe Infrakosit, për programin edukativ në shkollat e komunës së Obiliqit në lidhje me sigurinë në infrastrukturen hekurudhore.
Andaj Infrakosi së bashku me Drejtorin e Arsimit kanë filluar programin i cili do të përfshijë leksione teorike, demonstrime praktike, dhe aktivitete të tjera që inkurajojnë angazhimin dhe përfshirjen e nxënësve në mënyrë aktive.
Ky program do të përfshijë temat e mëposhtme:
1. Njohja e Sistemit Hekurudhor.
2. Rreziqet dhe Mbrojtja nga Rreziqet.
3. Dallimi dhe Veprimi në Rast të Emergencës.
4. Ndikimi i veprave të tjera në Sigurinë Hekurudhore.
5. Bashkepunimi me Autoritetet Lokale dhe Operatorët Hekurudhorë.
Z.Mjekiqi në fund të takimit falënderoi përfaqësuesit e Infrakosit për bashkëpunimin, duke theksuar se: “Infrastruktura hekurudhore është pjesë shumë e rëndësishme e transportit publik dhe si e tillë ka nevojë për vëmendje të veçantë në aspektin e
sigurisë.”