Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt Kampionati shtetëror i Karatesë 🥋 7-U14

2024/04/21 - 2:24

Në Palestrën Sportive “Adem Jashari”, u mbajt
Kampionati shtetëror i Karatesë për grupmoshat 7-U14, organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, me pjesëmarrjen e 49 ekipeve nga të gjitha komunat e Kosovës e nikoqir i këtij organizimi ishte Komuna e Obiliqit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë organizim prezent ishte Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Arba Mirena, Sekretari i FKK-së,z.Nazmi Gashi, përfaqësues nga FKK-së, qytetarë e adhurues të sportit të karatesë 🥋.
Në fjalën e saj, Drejtoresha Mirena, falënderoj Federatën e Karatesë të Kosovës, që zgjodhi Komunën e Obiliqit të jetë mikpritëse e këtij organizimi që mblodhi sportistët nga gjitha komunat e Kosovës, duke theksuar se:”Për ne është nder e kënaqësi të shohim një gjeneratë të re të pasionuar në sport duke na dhënë energji e pozitivitet”, si dhe u shpreh se: “E ardhmja është e ndritur kur punohet në të tashmen, prandaj është obligim i ynë institucional që të realizojmë atë”.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin, Federata e Karatesë së Kosovës ndau mirënjohje për Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Arba Mirena!