Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2024/04/22 - 5:15

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 30.04.2024.
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve për periudhen janar – mars 2024, dhe Raportit për subvencionet sipas Drejtorive.
4.Shqyrtimi i Raportit vjetor të NPL “Kastrioti” SH.A. për vitin 2023.
5.Shqyrtimi i kërkesës për ngritje të tarifës për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave.
6.Shqyrtimi i kërkesave.
7.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve për periudhënJanar – Mars 2024, dhe Raportit për subvencionet sipas Drejtorive.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Shqyrtimi i Raportit vjetor të NPL “Kastrioti” SH.A. përvitin 2023.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shyrtimi i kërkesës për ngritje të tarifës për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave.