Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2024/05/17 - 3:21

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 24.05.2024.
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i Strategjisë së Komunikimit dhe qasjes 2024-2026 për dhënien në debat publik.
4.Shqyrtimi i kërkesave.
5.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komutetit për Politikë dhe Financa
1.I relomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Strategjisë së Komunikimit dhe qasjes 2024-2026 për dhënien në debat publik.