Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e KPF-së

2024/09/23 - 5:53

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe është vendosur kalimi i tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit.
Rendi i Ditës:
1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3. Shqyrtimi i Planifikimit të Buxhetit 2025 dhe Parashikimi për vitet 2026-2027.
4. Shqyrtimi për Draft-Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2029.
5. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2023.
6. Shqyrtimi i kërkesave.
7. Të ndryshme.