Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

2024/05/21 - 1:22

Komiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Faton Beka, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Informatë nga Drejtoria e Infrastrukturës.
4.Të ndryshme.
Në pikën e tretë (3) të rendit të ditës, Drejtori i DIL-së, Fatmir Bërbatovci, njoftoi të pranishmit për projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Komunën e Obiliqit me theks të veçant për projektin e Koogjenerimit-Ngrohjes Qendrore, projekt ky i cili po realizohet me ritëm të shpejtë.