Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2024/03/29 - 10:37

Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
Rend Dite
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për rritje e të Hyrave Vetanake për vitin 2023.
4.Raport nga Komisioni për monitorimin e realizimit të kontratave dhe përmbushjes së qëllimit të dhënies në shfrytëzim të pronave të paluajtshme.
5.Shqyrtimi i kërkesës së DSHMS-së, për dalje në debat publik të Statutit të QKMF-së “Formën unike të Statutit të QKMF-së.
6.Nisma për Bashkëpunimin Ndërkomunal për ndërtimin e rrugës Barilevë-Kozaricë-Dumnicë e Epërme-Kunovik-Vesekoc-Kurillovë-Bajgorë.
7.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për plotesim ndryshimin e kapitullit -V- nenit 12 të Rregullores për Tarifa Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.
8.Shqyrtimi i Peticionit nga banorët e fshatit Graboc.
9.Shqyrtimi i kërkesave.
10.Të ndryshme.