Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2024/05/24 - 2:24

Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
Rend dite
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i Strategjisë së Komunikimit dhe qasjes 2024-2026 për dhënien në debat publik.
4.Shqyrtimi i kërkesave.
5.Të ndryshme.