Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2024/12/24 - 3:32

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku mori pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila prezantoi rendin e ditës. Pas miratimit të pikave të propozuara, u vijua me trajtimin e tyre.

 

Rendi i ditës:

1.Arsyetimi për mungesë

2.Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara

3.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025

4.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2025-2027

5:Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për miratimin paraprak të listës së përgjithshme dhe listës së veçantë të pronës së paluajtshme të komunës

6.Shqyrtimi i kërkesave

7.Të ndryshme