Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt takimi i katërt (4) tremujor me zyrtarët komunal dhe me përfaqësues të Grupeve të Qytetarëve

2024/05/07 - 4:59

Në vazhdimësi të aktiviteteve të përbashkëta lidhur me implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Obiliqit, u mbajtë takimi i katërt(4) tremujor me zyrtarët komunal dhe me përfaqësues të grupeve të qytetarëve, ku është prezantuar angazhimi i përbashkët, veprimet dhe aktivitetet konkrete për zbatimin e çështjeve të cilat janë përzgjedhur në bashkëveprim me qytetarët dhe zyrtarët komunal dhe implementimit të aktivitetit të Kontratës Sociale.
Në këtë takim, u prezentuan veprimet konkrete sa i përket katër (4) çështjeve të komunitetit, dhe bashkëpunimit zyrtar komunal dhe qytetarë.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri , me këtë rast, falënderoi përfaqësuesit e aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, për mbështetje të këtij aktiviteti si dhe përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal për angazhimin e tyre të vazhdueshëm!