Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt takimi me banorët e fshatit Graboc, Shipitullë dhe përfaqësuesit e KEK-ut

2024/04/18 - 2:04

Në salllen e Kuvendit Komunal u mbajt takimi me banorët e fshatrave Graboc, Shipitullë dhe përfaqësues të KEK-ut, pjesë e këtij takimi ishte Kryesuesja e Kuvendit Komunal, drejtori i DPUKP-së dhe drejtoresha e DMM-së njëherit edhe kryetare e grupit punues nga ana e komunës së Obiliqit për projektet me KEK-un.
Gjatë këtij takimi banorët e fshatit Graboc dhe Shipitullë, shprehën paknaqësit e tyre karshi KEK-ut , dhe adresuan kërkesat e tyre për hapjen e rrugës në Mirash për qytetarët e atyre zonave.
Zv.Kryeshefi i KEK-ut, Ramadan Budakova, theksoi së rruga e Mirashit nuk mund të shfrytëzohet nga ana e qytetarëve për shkak të sigurisë së Korporatës, dhe u propozua rruga alternative për shfrytëzim nga ana e banorëve të atyre zonave.
Si konkluzion i këtij takimi ishte këmbngulja e banorëve për hapjen e rrugës në Mirash, pasi që sipas banorëve të atyre zonave kjo rrugë nuk do të pengonte aktivitetet minerale të KEK-ut.