2024/09/18 - 7:26
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, mori pjesë në debatin e zhvilluar në kuadër të Javës Rinore mbi vendimmarrjen, në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Obiliq. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Obiliqit, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga OSBE-ja.
Gjatë takimit, të rinjtë adresuan pyetje dhe shqetësime të rëndësishme lidhur me vendimmarrjen dhe projektet që janë realizuar për ta. Kryetari Gashi theksoi: “Si komunë, ne jemi të përkushtuar të mbështesim të rinjtë përmes subvencionimit të udhëtimit për nxënës, ofrimit të bursave për nxënësit dhe studentët, si dhe realizimit të kërkesave të tyre.
Të rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë, dhe roli i tyre është thelbësor në formësimin e një të ardhme më të mirë. Zëri juaj dëgjohet, sepse vendimet që merrni janë të rëndësishme jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë,”
Ky aktivitet u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe nga OSBE-ja.
Urime Java Rinore!
Bashkë për rininë!
Zyra për Informim, Obiliq