Kryetari Gashi ishte pjesë e orës letrare: “Shqipet e Mërgatës”
2024/04/11 - 5:41
Kryetari Gashi ishte pjesë e orës letrare: “Shqipet e Mërgatës”, organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së Heroit të Kombit, Agim Ramadani-KATANA
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Sot, 25 vjet nga rënia në altarin e lirisë të Agim Ramadani-Katana, burr trim, strateg i përmasave botërore, Heroi i Kombit e Heroi im…
Me këtë rast, me nder e krenari isha pjesë e orës letrare: “Shqipet e Mërgatës”, organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së Heroit të Kombit, Agim Ramadani-KATANA.
Agim, malli për ty sa vjen e shtohet, por krenaria dhe lavdia për veprat tua jetojnë në brendësinë e shpirtit tim.. në mendjen e zemrën time je i shkrirë por nuk do të tretesh, ashtu siç dhe vet e thurre në vargje:
“Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë dhe askush nuk e di
Më kërkojnë pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam tretur…”
Agim, ti je vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës tënde! Lavdi të rënëve për liri!
Xhafer Gashi”
![](https://kk.rks-gov.net/obiliq/wp-content/uploads/sites/22/2024/04/436489319_862642345908212_7297274072091725378_n-300x225.jpg)