Republika e Kosoves

Obiliq

Pensionohet Daut Mjeku, Shef për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Obiliqit

2024/09/24 - 6:20

Pensionohet Daut Mjeku, Shef për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Obiliqit

Me këtë rast, Komuna e Obiliqit ka organizuar një koktej rasti ku morën pjesë Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, drejtorë komunalë dhe zyrtar të komunës.

Kryetari Xhafer Gashi, në fjalën e tij, i uroi Daut Mjekut pensionimin, duke theksuar se ai ka qenë një profesionist i shkëlqyer, i cili me nder dhe përgjegjësi e ka kryer detyrën e tij, Kryetari Gashi vlerësoi përkushtimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë!

Zyra për Informim, Obiliq