Drejtori i Arsimit
Drejtoresh Fitore Hashani
Nr tel :038-200-41303
email. fitore.hashani@rks-gov.net
Fitore Hashani, drejtor në Drejtoria për Arsim nga 2024
Fitore Hashani, drejtor në Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit, e lindur me 30.04.1982, në Obiliq aty ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme të lartë, ndërsa ka studiuar;
Studimet bachelor – ing.Telekominikacion, Prishtinë
Studime master Shkenca kompjuterike-ingjinieri, Prishtinë
E certifikuar Auditor i Brendshëm Sektori Publik dhe Privat, Prishtinë
Përvoja e punës:
- Për rreth tetë vite punë në arsim, në shkollën e mesme teknike me lëndët dhe praktikën në profilin telekomunikacion, ndërsa në shkollën e mesme të gjimnazit me lëndën informatikë dhe program (2007-2014);
- Nga shkurti i 2014 ka drejtuar pastaj për katër vite Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport (2014-2018), ku nga shumë punë e aktivitete të realizuar ka arritur të; finalizoj Palestren e Sporteve “Adem Jashari”, dhe ta realizoj projektin e shtëpisë së kulturës “Xhavit Haziri”.
- Aktualisht ushtron detyrën e drejtorit në, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit (nga muaji prill 2018…), ku mes shumë punëve ka përmbyllur me sukses realizimin e katërmbëdhjetë (14) parqe dhe fusha, brezin e gjelbër dhe një nga projektet jetike për Obiliqin dhe ndikimet në mjedis ai i kogjenerimit (objketi i përfunduar, mbikqyrja dhe shtrirja e rrjetit e filluar në 2022), si dhe nga viti 2017 është kordinator për çështjet e Auditimit në mes komunës Obiliq, Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NjAB) dhe Komitetit të Auditimit (KA)…