2025/02/12 - 3:29
Përfaqësuesi i GIZ-it, Michell Rohmann, e ka përmbyllur misionin e tij në Podujevë, ku për dy vjet ka qenë i angazhuar në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Rohmann ka dhënë një kontribut të çmuar si në këshilla, ashtu edhe në trajnime për stafin e administratës komunale dhe në shkollat e Podujevës, me theks të veçantë në ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave në institucionet publike.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e z.Rohmann në mbrojtje të mjedisit në Podujevë, për çka e falënderoi dhe i ndau mirënjohje dhe i dha një dhuratë simbolike.
Michell Rohmann para dy vjetësh ka ardhur në Podujevë për të ofruar njohuritë e tij në fushën e mjedisit dhe për të kontribuuar për një mjedis më të pastër.