2023/10/05 - 2:30
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si një agjenci zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë” (M4Y), financuar nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet mbështetjes së marrë nga Fondi i Zhvillimit Social të Japonisë dhe administruar nga Banka Botërore, fton OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet të moshave (15-24 vjeç), të udhëhequra nga të rinjtë 15-24 vjeç të komunës së FUSHË KOSOVËS të aplikojnë për mbështetje financiare për projekte që kontribuojnë në rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar (të moshave 15-24 vjeç).
KUSH MUND TË APLIKOJË?
OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet (grupe individësh të përbërë prej 4-7 anëtarë grupi): Si pjesë e trajnimit të aftësive të buta, përfituesit e rinj do të ndihmohen në formimin e grupeve të nënprojekteve. Grupet do të përbëhen nga të rinj të organizuar rreth interesave të përbashkëta, preferencave personale dhe ndikimeve të dëshiruara sociale. OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet koordinohen nga ana e udhëheqësve të rinj të zgjedhur nga grupet. Propozimet për grante duhet të dorëzohen vetëm nga një grup individësh të moshës 15-24 vjeç. Udhëheqësi, i cili aplikon në emër të grupit duhet të jetë i moshës mbi 18 vjeç.
OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet mund të aplikojnë vetëm me një (1) projekt në këtë thirrje.
Thirrja duhet të jetë e hapur 15 ditë kalendarike 05 – 20 Tetor .
Pako me dokumentacionin përcjellës mund të shkarkohet në këto linqe: