Republika e Kosovës

Fushë Kosovë

Thirrja për Propozime – Projekti “Komunat për të Rinjtë” – Fushë Kosovë

2023/10/05 - 2:30

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si një agjenci zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë” (M4Y), financuar nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet mbështetjes së marrë nga Fondi i Zhvillimit Social të Japonisë dhe administruar nga Banka Botërore, fton OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet të moshave (15-24 vjeç), të udhëhequra nga të rinjtë 15-24 vjeç të komunës së FUSHË KOSOVËS të aplikojnë për mbështetje financiare për projekte që kontribuojnë në rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar (të moshave 15-24 vjeç).

KUSH MUND TË APLIKOJË?

OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet (grupe individësh të përbërë prej 4-7 anëtarë grupi):  Si pjesë e trajnimit të aftësive të buta, përfituesit e rinj do të ndihmohen në formimin e grupeve të nënprojekteve. Grupet do të përbëhen nga të rinj të organizuar rreth interesave të përbashkëta, preferencave personale dhe ndikimeve të dëshiruara sociale. OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet koordinohen nga ana e udhëheqësve të rinj të zgjedhur nga grupet. Propozimet për grante duhet të dorëzohen vetëm nga një grup individësh të moshës 15-24 vjeç. Udhëheqësi, i cili aplikon në emër të grupit duhet të jetë i moshës mbi 18 vjeç.

OJQ-të/Organizatat me Bazë në Komunitet mund të aplikojnë vetëm me një (1) projekt në këtë thirrje.

Thirrja duhet të jetë e hapur 15 ditë kalendarike 05 – 20 Tetor .

Pako me dokumentacionin përcjellës mund të shkarkohet në këto linqe:

  1. Thirrja per propozime per grante te medha
  2. Thirrja per propozime per grante te vogla
  3. Shtojca 1.1 Formulari i aplikimit për nëngrante të vogla
  4. Shtojca 1.2 Formulari i aplikimit për subgrantet e mëdha
  5. Shtojca 1.3 Deklarata për financimin e dyfishtë
  6. Shtojca 1.4 Lista kontrolluese teknike
  7. Shtojca 1.5 Pyetësori për Vlerësimin e Rrezikut Mjedisor dhe Social
  8. Shtojca 1.6 Formulari i ankesës
  9. Shtojca 5.4 Formulari i buxhetit