Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Plus gjashtë muaj praktikë në administratën komunale për praktikantët!

2024/09/04 - 10:30

Falë bashkëpunimit mes Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, sot nënshkruam kontratat e reja me praktikantët të cilët veçse kanë mbajtur praktikë gjashtëmujore në sektorë të ndryshëm të administratës komunale, e tashmë me kontratat e reja parashihet vazhdimi i kësaj praktike edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Komuna jonë është e përkushtuar për ofrimin e mundësive për të diplomuarit e papunësuar të fushave të ndryshme që të përfitojnë praktikë institucionale për të qenë edhe më të suksesshëm në tregun e punës në të ardhmen e afërt.
Suksese!