Pozita gjeografike e Junikut, karakteristikat topografike dhe veçoritë natyrore përveç që e lidhin komunën e Junikut me ato fqinje, paraqesin njëherit edhe fusha me interes të përbashkët dhe mundësi për bashkëpunim ndër komunal dhe ndërkufitar.
Juniku ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës, pranë Alpeve Shqiptare. Ka territor me sipërfaqe prej 77.77 km² dhe shtrihet në gjerësi gjeografike prej 42˚ e 22′ dhe gjatësi gjeografike prej 20˚26′. Ka pozitë të përshtatshme gjeografike sepse shtrihet deri në veri-perëndim të fushës së Dukagjinit, përballë grykës së lumit Erenik, i cili buron nga Liqejtë e Gjeravicës dhe dredhon nëpër luginat e Alpeve Shqiptare. Territori i komunës së Junikut shtrihet deri në veri perëndim të fushës së Dukagjinit, dhe kufizohet me komunën e Deçanit, komunën e Gjakovës, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Malit të Zi.
Ka klimë kontinentale por me disa tipare mesdhetare. Kjo klimë është e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Lumenjtë dhe sipërfaqet ujore: Lumi Erenik është më i madhi dhe më i rëndësishmi i rajonit, i cili shërben gjithashtu si burim uji edhe për vaditjen e fushës së Junikut. Ereniku buron nga liqeje e Gjeravicës. Ujërat që rrjedhin përkatësisht vijnë nga kurorat e maleve, nga gropa e Erenikut dhe nga Bjeshkët e Nemuna, formojnë rrjedhat sipërfaqësore të ujërave.
Zona të veçanta në komunën e Junikut janë: Kullat e Dukagjinit dhe kalimet kufitare ((Prush e Qafë Morinë);