Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Drejtoreshë
znj. Vjollca Qestaj
Data e lindjes : 1 Janar 1997
Vendlindja: Junik, Kosovë
Shkollimi: Universitar
Drejtimi: Menaxhim i Burimeve Njerzore
Gjuhë të huaj: Angleze
Tel : +383 46 106 286
E-Mail: vjollca.qestaj@rks-gov.net
Kompetencat e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa janë:
- Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës;
- Plani dinamik i realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetorë;
- Planifikimi i pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme;
- Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit;
- Mbikëqyrja e procedurave dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore;
- Pranimi i raporteve mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga Zyra e prokurimit;
- Përgatitja e raporteve buxhetore, sipas nevojës.
- Harton projekt-rregulloret komunale për çështje financiare;
- Udhëheqja e çështjeve financiare;
- Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare;
- Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
- Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
- Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit të organeve komunale;
- Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.
- Planifikimi i të hyrave vetanake të Komunës;
- Evidencimi i të gjitha të hyrave tjera.
Drejtoria për Buxhet dhe Financa operon me dhjetë punëtorë të ndarë në këta sektorë :
- Sektori për Buxhet
- Sektori për Financa
- Sektori i Tatimit në Pronë
- Sektorin për Buxhet e përbëjnë këta zyrtarë: Shefi i sektorit-Zyrtari shpenzues, Zyrtari Çertifikues dhe Aprovues i shpenzimeve.
- Sektorin për Financa e përbëjnë këta zyrtarë : ZKF, Zyrtari Zotues dhe Zyrtari për të hyra .
- Sektorin për Tatim në pronë e përbëjnë këta zyrtarë : Menaxheri i Tatimit në Pronë, Operatori për futjen e të dhënave, Anketuesi dhe Zyrtari për vlerësimin e pronës së paluajtshme.