Drejtoria për Urbanizëm Kadastër dhe Mjedis
Drejtor
z. Zenun Shala
Data e lindjes: 11 Mars 1956
Vendi i lindjes: Junik, Kosovë
Shkollimi: Universitar
Drejtimi: Makineri
Gjuhë të huaja: Serbe
Tel : +383 46 106 292
E-Mail: zenun.shala@rks-gov.net
Në kuadër të kësaj drejtorie themelohen sektorët me emërtimet në vijim:
1. Sektori për Urbanizëm
2. Sektori për Kadastër,
3. Sektori për Mjedis.
Në kuadër të detyrave kryen:
- Zbatimin e ligjit dhe vendimeve tjera të aplikueshme nga fushëveprimi i Planifikimit Urban;
- Organizon dhe koordinon punët në lëmin e planifikimit urban dhe rural;
- përgatit dhe harton aktet e përgjithshme normative të planifikimit urban dhe rural,
- Bashkëpunon me organet tjera të komunës me rastin e përgatitjes dhe hartimit të planeve hapësinore, urbanistike, planeve të rregullimit dhe planeve tjera,
- Bënë planifikimin hapësinor dhe urbanistik të Komunës, përkatësisht cakton kushtet për rregullimin e hapësirës,
- Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe zbaton kushtet urbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik, planit të rregullimit, planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe ndërtimit,
- Lëshon leje të ndërtimit , përdorimit dhe shfrytëzimit,
- Cakton komisione për mbikëqyrje të objekteve,
- Jep Pëlqime për rregullim të infrastrukturës komunale,
- Harton plane për vendosje dhe ndërtim të objekteve të përkohshme, në përputhje me Ligjin dhe mban evidencën e tyre,
- Bënë përgatitjen dhe hartimin e rregulloreve, projekt-vendimeve, vendimeve, propozimeve dhe këshillave profesionale organeve të Kuvendit të Komunës,
- Lidh kontrata me shfrytëzuesit të përkohshëm të tokës ndërtimore-tokës pronë e Komunës,
- Jep shënime mbi madhësinë dhe destinimin e ngastrës së caktuar ndërtimore ose kompleksit të saj dhe karakteristikat e saj të ndërtimit.
Kadastri– kryen punë profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme:
- Mbanë evidencën për emërtimin e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive;
- Janë përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e Hartave ORTO FOTO, rikonstruimin e informatave kadastrale në modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
- Vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi,
- Përmirësimin e transferit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave,
- Planifikimin e rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese,
- Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara,
- azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat të dhëna për transformim,
- Ndarja e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen proceduarat rreth eksproprijimit të tokës,
- Inspektimi i sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa,
- Regjistron pronën e paluajtshme dhe regjistrin e tokës komunale,
Kryen procedura rreth transaksioneve të pronës shoqërore dhe kryen procedura të blerjes dhe shitjes së pronës për komunën,
- Shqyrton dhe kryen procedurat administrative për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm,
- Mbron pronën komunale nga uzurpimet dhe udhëheq dhe procedurat lidhur me këtë çështje,
- Bënë vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme,
- Kryen procedurat rreth dhënies së tokës për ndërtim,
- Bënë regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive,
- Udhëheq kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet tjera të komunës,
- Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh.
Sektori për Mbrojtje të Mjedisit kryen punë profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme:
- Përgatitë rregulloret lokale për kontroll të mbeturinave dhe hedhurinave brenda territorit të tyre,
- Formon politika vjetore turistike dhe propozimi i masave me të cilat do të nxitet sektori privat për t’i arritur synimet e politikës së zhvillimit të turizmit,
- Nxit zhvillimin e veprimtarisë turistike,
- Siguron mbështetje në zhvillimin e projekteve në ruajtjen dhe mirë mbajtjen e mjedisit,
- Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, ngritja e sipërfaqeve të gjelbra dhe mbrojtja e atyre ekzistuese, vetëdijesimi i popullatës,
- Nxitjen e investimeve në fushën e ambientit,