Republika e Kosoves

Kaçanik

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim viziton Komunën e Kaçanikut

2023/09/13 - 2:20

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim ( RC-W HQ Camp villagio Italia) Kolonel Gabriele Vacca, vizitoi Komunën e Kaçanikut, ku u prit nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi.
Kryetari Ilazi tha se niveli i bashkëpunimit me KFOR-in edhe më tutje vazhdon të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, ndërsa i falenderoi për paqen dhe qetësinë që kanë krijuar në vend tash e sa vite si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe përmes formave të tjera të ndihmave.
Edhe Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim ( RC-W HQ Camp villagio Italia) Kolonel Gabriele Vacca, konfirmoi bashkëpunimin e mëtejmë, duke falenderuar për mikpritje dhe koordinim të vazhdueshëm. Në takim u diskutuan tema të përgjithshme që ndërlidhen me komunën dhe funksionimin e saj.