Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim për Debat publik – Puna e Kryetarit Ilazi të arriturat dhe sfidat për vitin 2023

2023/12/08 - 4:22

Njoftim për Dëgjim Publik

Bazuar në ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së gjerë dhe aktive të publikut dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, organizon:

Debat Publik

Tema: Puna e Kryetarit Ilazi të arriturat dhe sfidat për vitit 2023

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, në objektin e administratës Data dhe koha: 22 dhjetor 2023 ( e Premte ) ; Ora: 14:00

Qytetarë të nderuar

Bëhuni pjesë e proceseve në organet vendimmarrëse në komunën tonë!

Me respekt

Besim Ilazi- Kryetar i Komunës së Kaçanikut