SEKTORI GJEODEZISË DHE KADASTRIT
Organizon,kordinon,planifikon dhe përcjell kryerjen e punëve dhe detyrave të sektorit.
Kujdeset për disiplinën,përparimin e mënyrës së punës, që me angazhimin profesional të merr pjesë në realizimin e punës dhe detyrave të sektorit.
Bënë kërkesat dhe llogaritë shenzimet për vendshiqimet tekniko profesionale të pronarëve juridik dhe fizik.
Merrë pjesë-përkrah stafin në kryerjen e punëve dhe detyrave konkrete në zyre dhe në teren.
Angazhohet për bashkpunim me Agjensionin Katastral të Kosovës (AKK) dhe së bashku me ta ka për detyrë avansimin e metodave të punës.
Kujdeset për respektimin e ligjit të katastrit dhe udhzimeve administrative të nxjerra nga AKK dhe në bashkpunim me ta merr pjesë në liqensimin dhe mbikqyrjen e punës së kompanive private gjeodezike.
Mban përgjegjsi të drejtëpërdrejt për respektimin dhe zbatimin e përpikët të metodave dhe aplikimeve të prefruara nga AKK.
Është përgjegjës ndaj drejtorit te departamentit dhe kryetaritë të Komunës.
Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ për tokën dhe pronën
Planifikon rrjetin me pika të reja kontrolluese dhe themelon pika të reja kontrolluese;
Digjitalizon pikat poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
Azhurnon pjesën grafike, në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe i transformon me parametrat e dhëna për transformim;
Ofron shërbime rreth mirëmbajtjes dhe klasifikimit të kulturave të tokës;
Ofron shërbime për ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastet e shpronësimeve;
Kryen punë profesionale, në fushën e gjeodezisë (ndryshimet e bëra gjatë matjeve-bartjes së tyre në programin e gjeodezisë);
Ofron shërbime për shënimet e digjitalizuara (dhënien e koordinatave në terren);
Kontrollon rrjetet dhe matjet gjeodezike;
Incizon sipërfaqet e ndërtesave dhe pjesëve të tyre, objektet nëntokësore dhe mbitokësore dhe i përpunon skicat;;
Korrigjon regjistrin (RDPP) sipas procedurave dhe dispozitave ligjore në fuqi;
Azhurnon e regjistrin e pronën, në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor si dhe regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
Regjistron dhe çregjistron hipotekat;
Lëshon certifikata për patundshmëri, sipas kërkesave;
Mirëmban, korrigjon dhe harmonizon evidencat e vendbanimeve, fshatrave, shesheve, rrugëve dhe numrat e objekteve dhe ndërtesave;
Përmirësimi i transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në tatimin e tokave;
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Si t’a regjistroj pronën e posablerë
Si t’a regjistroj pronën e trashëguar
Si t’a regjistroj pronën e dhuruar
Si t’a regjistroj të drejtën pronësore që rrjedh nga vendimi i gjykatës